Vëzhgim

Digg tani me funksionin Newswire

Aug 9 2011
0 Shpërndarje
Digg tani me funksionin Newswire

Sipas blogut lajmërues të kësaj faqeje, Newswire ofron vegla për t’i formësuar trajtat e lajmeve të rëndësishme. Ndryshe nga fushat e tjera në Dig, përditësimet në Newswire do të jenë në kohë reale, ku është edhe seksioni “Recent”, me lajmet e fundit. Pasi të jeni vendosur në Digg, lajmet mund të dalin në seksionin “Trending” brenda funksionit Newswire.

Se sa i njohur bëhet ndonjë lajm varet se sa herë vendoset në Digg, sa pëlqime merr dhe sa cicërime në Twitter, kush e ka vendosur në Digg, kur është vendosur, cilësia e kaluar e artikujve të ngjashëm dhe disa shenja të tjera të dobishme, thuhet nga Digg.

Furnizuesi me lajme në Newswire mund të rregullohet sipas pjesëve të mëposhtme të informacionit:

Nga ngjarjet “Recent” dhe “Trending”;

Nga lloji të medias, duke përfshirë fotografi, video ose tekst (ose të gjitha llojet e artikujve);

Nga numri i vendosjeve në Digg (“më shumë se” ose më pak se” një numër të caktuar të vendosjeve në Digg);

Nga tema, si biznesi, argëtimi, teknologjia etj.;

Digg ka kaluar nëpër kohëra të vështira – themeluesi i këtij shërbimi, Kevin Rose, në fillim të këtij viti është larguar, ndërsa Digg pati rënie të trafikut, për shkak të rritjes së konkurrencës nga Reddit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>