Harduer

Digi X, një bord për Arduino me Wi-Fi brenda tij

Jun 9 2013
0 Shpërndarje
Digi X, një bord për Arduino me Wi-Fi brenda tij

digiXGushtin e kaluar një inxhinier inicioi një fushatë për një procesor të përshtatshëm me Arduino të quajtur DigiSpark.

Ka një madhësi shumë të vogël dhe është tepër i shtrenjtë. Krijuesi i tij Erik Kettenburg, po kërkon tani që të punojë mbi bordin e tij të përshtatshëm Arduino të quajtur Digi X. Fakti interesant për DigiX është se ka Wi-Fi brenda bordit dhe është më e lehtë për tu lidhur me internetin pa patur një pajisje të jashtme speciale.

Gjithashtu ai suporton komunikimin në rrjet, që e lejon atë të lidhet me pajisje të tjera edhe të përcjellë sinjale midis tyrepa patur nevojë për një ruter.

Erik Kettenburg ka krijuar bordin që të përshtatet plotësisht me ambientin zhvillues Arduino pa patur nevojë për modifikime, pra e ka atë shtresën për të punuar më Arduino Due. Kjo do të shkaktojë zhvillimin e pajisjeve elektronike me teknologjinë Wi-Fi me një çmim më të ulët. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>