Lajmet

DigitAlb me pengesa në transmetim

Jan 28 2010
0 Shpërndarje
DigitAlb me pengesa në transmetim

Eutelsat Communications gjatë ditës së sotme ka konfirmuar një anomali teknike të mërkurën ne lidhje me satelitin e tij W2 16° ne lindje, nga ku transmetojnë gati 400 kanale dhe platforma televizive nga shume vende te Evropës.

Eutelsat dhe Digitalb po punojnë për riparimin e defektit. Digitalb ka bere te mundur nxjerrjen e 14 kanaleve ne satelit, te cilat mund te shikohen për momentin vetëm me dekoderat HD.

Duke filluar nga nesër, Digitalb do te vazhdoje nxjerrjen graduale të të gjithë kanaleve të tjera, për të gjithë llojet e dekoderave satelitore.
Këto probleme teknike janë të pranishme edhe në platformën IPKO në Kosovë e cila transmeton kanalet e platformës DigitAlb. Deri në momentin kur është shkruar ky shkrim asnjë kanal i platformës DigitAlb nuk ka qenë duke funksionuar.

Lajmet e fundit>