Analiza

DigiTimes: Apple po përgatit një MacBook akoma më të hollë

Aug 28 2014
0 Shpërndarje
DigiTimes: Apple po përgatit një MacBook akoma më të hollë

e057bc70070fccb4bb703c40b13af052MacBook super i hollë nga Apple pritet të jetë gati shumë shpejt. Sipas një raporti nga DigiTimes, hardueri Cupertino me bazë në Kaliforni ka nisur të përgatisë një MacBook shumë të hollë që pritet të dalë në fund të këtij viti ose në vitin 2015.

Raporti i DigiTime nuk specifikoi nëse ky produkt i ardhshëm do të jetë një version i MacBook Pro, MacBook Air apo do ketë karakteristika nga të dy. Gjithsesi faqja e lajmeve Koreane pohon se versioni 13.3 inç i MacBook Pro pritet “të dalë në pension” në fund të vitit. U mendua se laptopët e Apple sollën shumë gjëra të reja këtë vit, por të vetmet gjëra ndryshe ishin CPU-të e vogla dhe çmime më të ulta. Është e vështirë të imagjinojmë MacBook Air më të hollë, por na mbetet të presim se çfarë Apple po planifikon.

Kjo vjeshtë duket se është një nga periudhat më të ngarkuara, por edhe më mbresëlënëse për Apple e cila pritet të vijë me disa produkte te reja si: iPhone 6, iWatch, iPad Air dhe iPad Mini. Deri më tani dihet se iPhone 6 do të lançohet më 9 ose 19 shtator, ndërsa për sa i përket produkteve të tjera pritet që Apple të dalë në një konferencë për shtyp për të sjellë më shumë informacione. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>