Harduer

Digitimes: iPad 5, jashtëzakonisht i hollë, mund të lançohet në vjeshtë

May 21 2013
0 Shpërndarje
Digitimes: iPad 5, jashtëzakonisht i hollë, mund të lançohet në vjeshtë

ipadModeli i pestë i iPad mund të dërgohet për prodhim në korrik të këtij viti, ndërsa lançimi i tij mund të vijë madje që në shtator. Këto të dhëna vijnë nga Digitimes.

Raportohet se iPad-i i ri do të ketë ekran 9.7 inç me rezolucion 2048 x 1536. Ndryshimi thelbësor do të konsistojë në pjesën fizike të tij, duke bërë që modeli i ri të jetë më i hollë se iPad-i i gjeneratës së katërt (0.2mm vs. 0.25mm).

Uebfaqja raporton gjithashtu se tableti do të ketë harqe më të holla, do ta përdorë në mënyrë më efiçente dritën LED si dhe do të peshojë rreth 25-33% më pak se paraardhësi i tij.

iPad 5 mund të mos jetë tableti i vetëm që mund të lançohet këtë vit nga Apple. Kompania pritet të hedhë gjithashtu në treg edhe dy iPad mini, një prej së cilëve do të përmbajë ekran me Retina. (PCWorld Albanian)

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>