Analiza

DigiTimes: iPhone 6 Plus më i kërkuar se iPhone 6

Oct 5 2014
0 Shpërndarje
DigiTimes: iPhone 6 Plus më i kërkuar se iPhone 6

iphone-6-leak.0.0_standard_800.0Sipas raportit të fundit të publikuar nga “DigiTimes” thuhet se kërkesat për iPhone 6 Plus janë më e lartë nga sa pritej. Raporti është bazuar në shitjet nga prodhuesit e pajisjeve, Foxconn Electronics dhe Pegatron Technology, sipas burimeve të industrisë. Sipas raportove, Foxconn është përgjegjës për prodhimin e iPhone 6 Plus, ndërsa Pegatron bën prodhimin e iPhone 6.

Telefoni iPhone 6 duket se do të jetë modeli më popullor i telefonit të ri, edhe pse Apple ende nuk ka dhënë asnjë statistikë zyrtare rreth se cili model i telefonit është shitur më shumë. Deri më tani, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus do të jenë dy pajisje shumë të kërkuara në Kinë, pasi vetëm dy ditë më parë, për 6 orë kinezët kanë blerë më shumë se 2 milionë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>