Lajmet

Dimension i ri për videot e celularëve

Dec 26 2009
0 Shpërndarje
Dimension i ri për videot e celularëve

Shkencëtarë të Microsoft në Kairo, Egjipt, po punojnë mbi një teknologji të aftë të kombinojë burime të ndryshme të cilat transmetojnë të njejtën pamje (p.sh. në një concert) dhe të përpunojnë një produkt shumë më të detajuar për tu transmetuar live.

Sistemi i ekipit, i quajtur Mobicast përbëhet nga dy pjesë – një program i instaluar në pajisjen që filmon dhe një server qëndror, i cili grumbullon imazhet dhe i përpunon ato në një mënyrë të ngjashme me atë të një programi të rikompozimit fotografik, duke përputhur cepat the pjesët e ngjashme.

“Përdoruesit e këtij shërbimi janë në rritje” thotë Ayman Kaheel, një ndër zhvilluesit kryesor të projektit, “por ka një problem – cilësia ende relativisht e ulët e filmimit dhe pengesat e rrjeteve transmetuese përsëri nuk janë të mjaftueshme për diçka spektakolare”

Lajmet e fundit>