Lajmet

DirectX 12 është pjesë e Windows 10 por akoma nuk mundeni ta përdorni

Jan 26 2015
0 Shpërndarje
DirectX 12 është pjesë e Windows 10 por akoma nuk mundeni ta përdorni

directx-12-logo-100251209-largeNdërsa po shijonim versionin më të fundit të Vëzhgimit Teknik të Windows 10 publikuar dy ditë më parë, zbuluam një veçori mjaft interesante që prezantuesit e Microsoft nuk na vunë në dijeni të saj gjatë konferencës së 21 Janarit. DirectX 12 është pjesë e Windows 10.

Nëse nuk na besoni, instaloni Windows 10, implementoni komandën dxdiag.exe në panelin e run dhe në fund të të dhënave të paraqitura tek dritarja mund të vëreni qartësisht të shkruar: Versioni i DirectX: DirectX 12.

Përpara se të entuziasmoheni, duhet tju kujtojmë se prezenca e DirextX 12 në Windows 10 është e padobishme gjersa driverat e kartave grafike të përfitojnë nga avantazhi i API-së të re që ka ndërtuar Microsoft.

DirectX është një nga veçoritë kyçe përmes së cilës Microsoft shpreson të suprizojë adhuruesit e lojërave të cilët janë një ekosistem i fuqishëm i kompjuterave personale. Gjigandi i softuerit vazhdimisht ka thënë se versioni i ri i DirectX do të përmirësojë ndjeshëm performancën e lojërave deri në 50% dhe jo vetëm, por do ofrojë më tepër akses për zhvilluesit.

AMD ka zhvilluar një teknologji të ngjashme e quajtur “Matle”. Që të dyja API e këtyre teknologjive janë shumë të ngjashme.

Ne mund të themi se kur të testoni DirectX 12 nuk do të keni nevojë aspak të blini një kartë të re të grafikës. Microsoft ka premtuar se do të ofrojë më shumë detaje për softuerin gjatë konferencës së zhvilluesve që do mbahet në muajin Mars. Gjithashtu, duke qenë se DirectX 12 është inkorporuar brenda Windows 10, nuk do të jetë e gjatë pritja kur Intel, AMD dhe Nvidia të publikojnë driverat e tyre për DirectX 12. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>