Lajmet

Dirt 2 Demo për PC

Dec 4 2009
0 Shpërndarje
Dirt 2 Demo për PC

Nëse sapo keni marrë një adaptor grafik ATi të serisë Radeon HD5000 dhe ende po kërkoni një titull Direct X11 për të provuar muskujt, atëherë demoja e Dirt 2 është pikërisht ajo që po kërkonit. Me të gjitha të rejat që priten nga DirectX 11, kjo lojë e ndërtuar teknikisht mbi një tjetër ikonë si GRID është ndër mënyrat më të mira për të parë ndryshimet midis eksperiencës së DirectX 9, 10 dhe 11.

Ndërkohë që Dirt  2 është prej pak muajsh e disponueshme në versionin për konsolë, varianti për PC është ende në listën e pritjes. Arsyeja kryesore e kësajë vonese, me sa dihet, është pikërisht përmirësimi grafik që kërkonte përputhja me DirectX 11 dhe opsionet e tij të reja

Së shpejti do të kemi një analizë të detajuar të lojës së plotë, por nëse nuk mund të prisni për të, mund të shkarkoni menjëherë demon apo të shikoni këtë video me disa prej përmirësimeve të DirectX 11:

Lajmet e fundit>