Lajmet

Disa aplikacione mobile për biseda në Japoni dhe Kore kanë tejkaluar Twitter dhe Facebook

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Disa aplikacione mobile për biseda në Japoni dhe Kore kanë tejkaluar Twitter dhe Facebook

Chat Ndonëse përdoren nga shumë konsumatorë të rrjeteve sociale në botë, aplikacionet për Twitter dhe Facebook tashmë janë tejkaluar sa i përket përdorimit në Azi.

Sipas statistikave të bëra nga një ndërmarrje nga Singapori, në kontinentin aziatik përdorimi i aplikacioneve për biseda i ka tejkaluar aplikacionet e Twitter dhe Facebook.

Ndërmarrja We Are Social në raportin e saj ka treguar që aplikacionet Line në Japoni dhe Kakao Talk në Kore përdoren më tepër se Facebook-u sa i përket përdoruesve aktivë, respektivisht me 36 dhe 19 milionë përdorues.

As Facebook e as rrjeti Twitter dihet që nuk kanë rezultate të larta në Kinë, pasi dy rrjetet shoqërore janë të bllokuara në këtë shtet. Mund të pritet që aplikacioni WeChat të arrijë 400 milionë përdorues të regjistruar gjatë këtij viti, ndonëse nuk duket se mund të tejkalojë aplikacionin Qzone, i cili është duke sfiduar aplikacionin e ngjashëm me Twitter, Sina Weibo, sa i përket vëmendjes dhe kjo nuk është gjë e lehtë.

Line ka marrë 120 milionë shkarkime dhe ka pësuar rritje të fuqishme në Azinë Juglindore. Ka shumë gjasa që mund të tejkalojë rrjetin Facebook në disa tregje gjatë këtij viti. Ai tashmë ka tejkaluar 10 milionë shkarkime në Tailandë dhe Tajvan, duke e arritur edhe rrjetin Facebook në ato shtete.

Rrjeti Facebook mund të thuhet se përdorimin më të madh e merr në kontinentin aziatik, por siç duket ky rrjet është duke u ballafaquar me konkurrencë të denjë në këtë kontinent nga kundërshtarët lokalë.

Orange lançon aplikacionin Libon, ofron telefonata HD VoIP

Duke e vërejtur që aplikacionet për biseda janë duke u pëlqyer sa që kanë arritur të tejkalojnë Facebook-un, kjo ndërmarrje duhet ta shqyrtojë seriozisht mundësinë e futjes së veçorive të cilat me të vërtet po pëlqehen në Azi dhe që janë: video bisedat, lojërat dhe ngjitësit (ang. stickers). (PCWorld Albanian)

Mobile users

Lajmet e fundit>