Lajmet

Disa aplikacione që kanë ndikim të rëndësishëm në shkarkimin e baterisë

Sep 22 2013
0 Shpërndarje
Disa aplikacione që kanë ndikim të rëndësishëm në shkarkimin e baterisë

caratPavarësisht sistemit që përdorin (Android, iOS, Windows Phone etj…) është e sigurt që të gjithë ata që disponojnë një smartfon ankohen mbi shkarkimin e shpejtë të baterisë.

Fatkeqësisht deri tani nuk është bërë asgjë nga kompanitë prodhuese për zgjidhjen e këtij problemi pavarësisht se aplikacionet sofistikohen gjithnjë e më tepër dhe kanë nevojë për bateri më cilësore.

Është e qartë që jo të gjithë aplikacionet ndikojnë njëlloj në harxhimin e baterisë prandaj kemi menduar të vëmë në dukje disa prej tyre që kanë ndikimin më të madh në mënyrë që përdoruesit të përdorin pajisjen e tyre më me mençuri.

Bëhet fjalë për aplikacionet e rrjeteve sociale (Facebook, Twitter), Maps (në veçanti Google Maps), Skype, kamera, aplikacionet e portofoleve virtuale dhe aplikacionet e motit pasi përditësohen shumë shpesh.

Disa këshilla për t’u kujdesur për jetëgjatësinë e baterisë:

– Shërbimet e lokalizimit është mirë që të aktivizohen vetëm atëherë kur nevojiten vërtet.

– Shmangni aplikacionet me shumë reklama.

– Çaktivizoni 3G/4G ose Wi-Fi kur nuk jeni duke i përdorur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>