Lajmet

Disa banka dhe media në Korenë e Jugut përfshihen nga sulme masive kibernetike

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Disa banka dhe media në Korenë e Jugut përfshihen nga sulme masive kibernetike

Bankat dhe televizionet e Koresë së Jugut janë përballur me një sulm kibernetik masiv. Paraprakisht dyshimi për këto sulme bie mbi Korenë e Veriut.

Nga këto sulme është ndalur puna në disa media dhe banka, por pas rregullimit të problemit, pas dy orë e gjysmë u konstatua që si të dhënat e bankave ashtu edhe stacionet televizive nuk ishin dëmtuar. Gjithashtu infrastruktura fizike dhe ajo e ushtrisë nuk u prek nga sulmi.

Një zyrtar i Komisionit të Komunikimit të Koresë së Jugut i tha Bloomberg News, se sulmi ishte “sulmi kibernetik më i madh e më serioz” ndaj këtij shteti këto dy vitet e fundit. Disa zyrtarë të Koresë së Jugut i thanë Associated Press se do të duhen muaj për të arritur në zbulimin e origjinës së këtij sulmi, por disa komentatorë direkt akuzuan Korenë e Veriut.

Koreja e Jugut e ka akuzuar disa herë Korenë e Veriut për sulme kibernetike të iniciuara nga ky shtet. Madje dyshohet se ushtria e Koresë së Veriut ka një degë sekrete të dedikuar tek sulmet dhe spiunazhi kibernetik.

Nga ana tjetër Koreja e Veriut asnjëherë nuk i ka pranuar këto akuza. Koreja e Veriut ka përdorur një gjuhë të rrezikshme në të shkuarën, por Koreja e Jugut po e merr gjuhen kërcënuese shumë seriozisht duke vendosur edhe ushtrinë në alarm.

Kina kërkon bashkëpunim ndërkombëtar kundër sulmeve kibernetike

Koreja e Veriut javën e kaluar akuzoi Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulme kibernetike kundër faqes zyrtare të qeverisë. (PCWorld Albanian)

south-korea-cyberattack

Tags >

haker
Lajmet e fundit>