Harduer

Disa dokumente të zbuluara paraqesin Xbox 720

Jun 19 2012
0 Shpërndarje
Disa dokumente të zbuluara paraqesin Xbox 720

Një dokument prej 56 faqesh nga Microsoft, që daton nga mesi i vitit 2010, zbulon planet e ndërmarrjes për një “Xbox 720”. Dokumenti i lëshuar së fundi, ka mbetur mister që kur është zbuluar.

Veçori të reja përfshijnë Xbox SmartGlass, mbështetja për Blu-ray, syzet 3D, lojën e bazuar në cloud dhe një sistem të përmirësuar të pajisjes Kinect. Nëse Xbox 720, i përshkruar në atë mënyrë, është i saktë, gjenerata e ardhshme e konzollës për argëtim nga Microsoft do të mund të ndryshonte të ardhmen e lojërave.

Sipas The Verge, konzolla do të ngarkohet me një pamje në 1080p, me mbështetje të plotë në 3D.

Xbox 720 i paraqitur në ato dokumente do të jetë pajisje mjaft tërheqëse për argëtim. Qëllimi i ndërmarrjes Microsoft është që të shesë 100 milionë në vitin 2013 ku secila kushton 299 dollarë. Hardueri i ri Kinect 2 do të përfshijë njohje më të mirë të zërit, përpunim më të shpejtë harduerik dhe paraqitje hapësinore.

Dokumentet tregojnë për syzet “Fortaleza”, të pajisjes Kinect, që do të shiten veç e veç. Syzet do të jenë në gjendje të lidhen me Wi-Fi. Syzet janë planifikuar që të hidhen në treg në vitin 2014. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>