Analiza

Disa fakte interesante rreth pajisjeve të Nokia-s (Infografik)

Mar 28 2014
0 Shpërndarje
Disa fakte interesante rreth pajisjeve të Nokia-s (Infografik)

banner nokiaRreth një javë përpara eventit të madh të Nokia-s që mbahet më 2 prill 2014, kompania finlandeze ka publikuar një infografik, ku jepen disa statistika rreth pajisjeve Nokia Lumia dhe Asha.

Gjithashtu në infografik ka edhe disa fakte të rastit dhe lavde që të gjitha për pajisjet më të fundit të Nokia-s. Nokia flet me mburrje për smartfonët e saj ku të cilat 11 produkte morën çmime në eventin “Design Awards” këtë muaj. Një ndër gjërat më interesante të këtyre informacioneve është numri i aplikacioneve në Windows Phone Store.

Thuhet gjithashtu se janë afro 245,000 aplikacione të disponueshme në dyqanin online të aplikacioneve të Microsoft-it për platformën Windows Phone. Infografiku e mbyll këtë temë me statistikën e fundit, ku thuhet se mbi 500 aplikacione të reja shtohen çdo ditë në këtë dyqan. Nokia nuk e humb shansin për të shtuar popullaritetin e pajisjes së saj Nokia Lumia Icon duke e krahasuar me smartfonin e Apple, atë iPhone 5S.

Në këtë infografik nuk përmendet fakti se vështrimi në ekranin e Nokia Lumia Icon në rreze të forta dielli është paksa i vështirë. Për të tjera detaje mund të shikoni infografikun e mëposhtëm. (PCWorld Albanian)

Nokias-infographic1Nokias-infographic2Nokias-infographic3Nokias-infographic4Nokias-infographic5Nokias-infographic6Nokias-infographic7Nokias-infographic8Nokias-infographic9Nokias-infographic10Nokias-infographic11Nokias-infographic12

Lajmet e fundit>