Lajmet

Disa funksione të thjeshta të smartfonëve të cilët janë kthyer në varësi për përdoruesit

Dec 18 2013
0 Shpërndarje
Disa funksione të thjeshta të smartfonëve të cilët janë kthyer në varësi për përdoruesit

iphone-subwayImagjinoni për një moment se çfarë ndjesie do të përjetonit sikur të zgjoheni një mëngjes dhe të mos e keni më celularin tuaj.

Për pjesën më të madhe të përdoruesve do të ishte e tmerrshme. Një prej kritikave kryesorë për shoqërinë e shekullit 21 është varësia ndaj teknologjisë dhe veçanërisht smartfonëve.

Tashmë është fakt që shumica e njerëzve i konsiderojnë pajisjet mobile si shumë të rëndësishme dhe si rezultat po braktisim zgjidhjet e mëparshme duke përzgjedhur komoditetin që ofron teknologjia.

Ja cilat janë disa prej arsyeve të thjeshta që shpjegojnë varësinë tonë ndaj smartfonëve:

Harta Personale – Smartfonët janë shndërruar në harta, busulla dhe navigatorë personalë për ne.

Regjistrimi i kontakteve – Prej kohësh nuk e kemi të nevojshme të memorizojmë numrat e telefonit të miqve pasi celulari jonë e kryen tashmë këtë shërbim për ne.

Parashikimi i motit – Për të gjithë përdoruesit e smartfonëve tashmë është kryer në zakon të shohim parashikimin e motit nëpërmjet aplikacioneve të instaluara në pajisjet e tyre.

Alarmi i mëngjesit – Për shumë përdorues të smartfonëve në mbarë botën do të ishte shumë e vështirë të zgjoheshin pa aktivizuar alarmin e celularit.

Makinë llogaritëse – Në përgjithësi përdoruesit e smartfonëve nuk mundohen shumë për të kryer llogari të ndryshme pasi përdorin këto pajisje në vend të makinave të thjeshta llogaritëse.

Korrigjimi automatik – Ky funksionalitet është shumë i dobishëm për përdoruesit pasi i ndihmon ata të shkruajnë fjalët saktë.

Të kujton eventet e rëndësishme – Përdoruesit e smartfonëve në përgjithësi nuk harrojnë eventet e tyre të rëndësishme pasi disponojnë axhenda elektronike që i ndihmojnë të kujtojnë gjithçka.

Shërben edhe si pasqyrë xhepi – A e keni pasur ndonjëherë të nevojshme të shihni se si dukeni? Në rast se nuk keni pasur një pasqyrë xhepi atëherë me siguri keni përdorur smartfonin tuaj si një të tillë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>