Lajmet

Disa imazhe të Windows Phone 8.1 në internet tregojnë mundësinë për të përshtatur sfondin

Mar 3 2014
0 Shpërndarje
Disa imazhe të Windows Phone 8.1 në internet tregojnë mundësinë për të përshtatur sfondin

81Një raport që vjen nga Kina e largët, zbulon disa imazhe të reja duke treguar pamjen e Start-it në Windows 8.1.

Fotografitë zbulojnë një imazh në sfond i përshtatur me ikonat. Kjo veçori përshtatjeje, është diçka që përdoruesit e kanë pritur për një kohë të gjatë. Një version i hershëm i platformës mobile të Microsoft-it duket një tjetër hap përpara duke e vendosur Windows Phone në të njëjtin nivel me iOS dhe Android.

Një raport i fundit nga Kanter e cilësoi Windows Phone si sistemin operativ me rritjen më të shpejtë në botë. Sigurisht, e gjitha kjo është si rezultat i një niveli të ulët të platformës në fillimet e saj përsa i përket veçorive që ofronte, por që paraqet një rritje të fuqishme duke arritur të kapë edhe vendin e dytë në disa tregje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>