Lajmet

Disa këshilla para se të shkarkoni iOS 7

Sep 19 2013
0 Shpërndarje
Disa këshilla para se të shkarkoni iOS 7

iOS7Para se të shkarkoni softuerin e ri rekomandohet ruajtja e të dhënave të formateve të ndryshme si foto, video, këngë etj… Ekzistojnë disa mënyra për të realizuar këtë, por hapi i parë do të ishte ruajtja nëpërmjet iCloud.

Në fakt Apple i ruan automatikisht të dhënat më të rëndësishme, por duhet që ky opsion të jetë i aktivizuar. Për këtë drejtohuni tek Settings > iCloud > Backup & Storage.

Megjithatë përveç ruajtjes automatike këshillohet edhe ruajtja manuale e të dhënave. Për këtë do të ndiqen të njëjtat hapa si më sipër (Settings > iCloud > Backup & Storage) dhe më pas do të klikohet “Back Up Now”.

Për ata persona që kanë shumë të dhëna të ruajtura në smartfonin e tyre rekomandohet transferimi i të dhënave në kompjuter. Do të ishte mirë që të fshiheshin të gjitha aplikacionet e panevojshme që zenë dhe shumë hapësirë në memorie pasi sistemi i ri ka nevojë për hapësirë të lirë.

Konsiderohet e rëndësishme edhe ruajtja e iTunes Library. Për këtë duhet lidhur smartfoni me kompjuterin për t’u sinkronizuar me iTunes. Mjafton të klikoni me të djathtën tek iTunes dhe te Devices të përzgjidhni Back Up. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>