Harduer

Disa kompjuterë Dell kanë një aromë të pa këndshme

Nov 1 2013
0 Shpërndarje
Disa kompjuterë Dell kanë një aromë të pa këndshme

cat-on-a-laptop-100066762-galleryNëse keni blerë kohët e fundit një Dell Latitude E6430u, ka shumë mundësi që ka një erë të ngjashme me urinën e maces.

Por, mos u shqetësoni! Nuk është realisht urinë maceje dhe pavarësisht faktit se nuk është e këndshme, nuk do t’ju bëjë të villni.

Njerëzit që kanë blerë Dell Latitude E6430u kanë filluar të ndjejnë këtë erë dhe kanë vërshuar nëpër forumet e Dell për të raportuar mbi çështjen. Suporti i kompanisë sugjeroi fillimisht të hiqej tastiera dhe të pastrohej poshtë saj apo të fryhej ajër i kompresuar tek tastiera dhe hapësirat laptopit.

Përdoruesit u shprehën se kjo gjë nuk e rregulloi problemin dhe gjatë muajve të fundit u vu në dukje se problemi nuk ishte i kufizuar vetëm në disa laptopë. Disa njerëz madje kërkuan zevendësimin e laptopit por edhe i riu kishte të njëjtën erë.

Një prej teknikëve të suportit të Dell u shpreh ditët e fundit se kompania ka hetuar mbi këtë problem dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë element të ngjashëm me urinën e maces. Po ashtu, testimet treguan se era nuk sjell dëmtime të shëndetit.

Problemi është rregulluar me laptopët e rinj dhe njerëzit që kanë pasur probleme mund t’i ndërrojnë ato shumë shpejt. Në fund të fundit, kanë paguar 900 $ për këtë model. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>