Lajmet

Disa nga ndryshimet mes Google, Microsoft dhe Facebook, sipas specialistit Dima Korolev

Aug 10 2014
0 Shpërndarje
Disa nga ndryshimet mes Google, Microsoft dhe Facebook, sipas specialistit Dima Korolev

google-vs-facebookDima Korolev është një specialist informatike që ka punuar në kompanitë më të mëdha teknologjike në botë siç janë Google, Microsoft dhe Facebook. Duke filluar nga viti 2007, Korolev punoi disa vjet në Google mbi kualitetin e kërkimit. Më pas ai vazhdoi të bënte të njëjtën punë, por në Microsoft. Nuk u mjaftua me kaq, por u shpërngul tek kompania e mirënjohur Facebook. Pas këtyre eksperiencave ai vendosi të shkëputej nga kompanitë e mëdha. Gjatë një interviste ai ka përmendur disa nga gjërat që i dallojnë apo i bashkojnë këto 3 kompani të mëdha, ku më poshtë po ju paraqesim një pjese të saj.

Nga tre gjigantët, Google, Microsoft dhe Facebook cilin do sugjeronit si vendin më të mirë për të punuar?

Kjo realisht varet nga pozicioni apo niveli në të cilin punoni. Punëtorët e rinj apo të vjetër, shefat ekzekutivë apo partnerët janë shumë të ndryshëm nga njeri- tjetri. Mund të themi se Google është vendi perfekt për punëtorët e rinj dhe pa shumë eksperiencë. Ata punojnë me njerëz më të vjetër në punë të cilët janë të gatshëm për ti ndihmuar. Kur dikush më pyet rreth fillimit të një pune pas mbarimit të shkollës i them padyshim Google.

Po ç’mund të thoni për politikat në Facebook apo në Microsoft?

Në kompaninë Facebook ata përpiqen të ndërtojnë gjërat shpejt dhe nuk i pëlqejnë proceset e gjata. Facebook përpiqet të duket si një organizatë e vogël dhe ata po ja dalin. Gjatë punës së inxhinierit nuk përdoren shumë strukturat e komplikuara apo procedurat se si të punosh. Në të vërtetë Facebook mund ta konsiderojmë si një kompani që përbëhet nga skuadra të shumta që punojnë të pavarura duke përdorur metodat e tyre për ta çuar kompaninë përpara. Për sa i përket Microsoft-it, është kompania që kujdeset për punonjësit e saj. Ju e ndjeni këtë sapo filloni të punoni aty. Ata duan që ju të qëndroni dhe ju japin mbështetje. Në Facebook ju filloni të ecni sipas ritmit në muajin e tretë, në Google gjatë muajit të pestë apo të gjashtë, ndërsa në Microsoft ju mund t’ju duhet një vit për ta bërë këtë gjë dhe kjo s’do të thotë asgjë, në fund të ditës ata që merren me projekte janë të pavarur të bëjnë ndryshime. Çdokush që është ambicioz dhe vjen me ide të reja, Microsoft është vendi ideal për ta bërë këtë. Gjithashtu në të nuk ka aq shumë presion sa në Google apo Facebook. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>