Lajmet

Disa prej aplikacioneve më interesante për iOS dhe Android

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
Disa prej aplikacioneve më interesante për iOS dhe Android

Aplikacionet e përfshira në këtë listë mund të jenë komplet të reja ose ato kanë ekzistuar më parë, por tashmë janë përmirësuar.

ADOBE VIDEO BITE (iOS/pa pagesë)

Aktualisht ekziston një numër shumë i madh aplikacionesh për iPhone dhe iPad që shërbejnë për editimin e videove dhe publikimin e tyre nëpër rrjete sociale duke përfshirë këtu dhe iMovie të Apple ose YouTube Capture të Google, por aplikacioni VideoBite i krijuar nga Adobe është një zgjedhje e shkëlqyer që kombinon shumë funksione të dobishme. Pasi të keni regjistruar një klip të caktuar, klikoni butonin në formë zemre për të ndaluar dhe filloni të selektoni disa segmente.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të përzgjedhur pjesët më të bukura të videos. Më pas VdeoBite gjeneron një version të ri të videos që përfshin vetëm pjesët që ju keni selektuar.

Përdoruesit gjithashtu mund të krijojnë kolazhe me video të ndryshme, mund të ndryshojnë renditjen e tyre si dhe të shohin produktin përfundimtar ose ta ndajnë atë me miqtë në Facebook. Fatkeqësisht nuk suporton rrjete të tjera sociale.

BIRDSEYE MAIL (iPad/pa pagesë)

Ky aplikacion është përzierje e Flipboard dhe Gmail dhe sipas zhvilluesve është klienti i parë e-mail i krijuar për tabletet dhe shërben si një ndërfaqe shumë e këndshme nga ana vizuale për mesazhet e postës elektronike.

Në vend të shfaqjes së mesazheve në formë liste Birdseye Mail shfaq e-mailet ne formën e kartave individuale. Për të kaluar tek mesazhet e tjera mjafton të rrëshqisni gishtin mbi ekran. Kur arrini tek mesazhi që doni të lexoni klikoni për ta zmadhuar.

Përdoruesit mund të përgjigjen, mund ta fshijnë ose mund ta shënojnë sit ë preferuar. Birdseye Mail nuk do të revolucionarizojë punën tuaj, por do të bëjë leximin e postës elektronike më të kënaqshme.

PaperKarma (iOS, Android/pa pagesë)

PaperKarma është një aplikacion pa pagesë për iOS dhe Android që shërben për shmangien e mesazheve të postës Junk.

Mjafton që të fotografoni materialin e padëshiruar dhe këtë foto e vendosni në aplikacion, më pas klikoni “Unsubscribe Me!”.

Aplikacioni më pas kontakton me dërguesin e mesazheve junk dhe ju kërkon që adresa juaj të fshihet nga lista e kontakteve në mënyrë që të mos merrni më asnjë mesazh të tillë.

PaperKarma shërben për të bërë listën e mesazheve të postës elektronike më të rregullt.

SPRINGPAD (iOS, Android/pa pagesë)

Evernote është ndoshta aplikacioni më popullor përsa i përket shënimit të ideve, faqeve ueb, klipeve audio apo pjesëve të tjera dixhitale.

Megjithatë përsa i përket anës vizuale nuk është aq interesant sa konkurrenti I tij Springpad.

Ky aplikacion pa pagesë për iOS dhe Android ka një ndërfaqe të ngjashme me Pinterest dhe është mjaft tërheqës.

Në rast se ju do të donit të mbanit shënim titullin e një filmi që nuk doni ta humbisni, mund të kërkoni për të dhe Springpad menjëherë do të popullojë shënimin tuaj me informacione rreth atij filmi.

Versioni i ri i tij 4.0 është akoma më interesant. Nëpërmjet tij ju mund të integroni shënimet tuaja në një faqe ueb ose nëpër blogje.

TEMPO (iOS/pa pagesë)

Tempo është një kalendar shumë i dobishëm me disa funksione shumë interesante. Ai mund të shërbejë si një axhendë automatike që ju shfaq në kohë informacione shtesë lidhur me takimet që keni apo personat që do të jenë prezentë në të duke krijuar lidhje me profilet e tyre në mediat e ndryshme sociale.

Gjithashtu aplikacioni siguron harta dhe shërben si navigator në rast se bëhet fjalë për një takim në një vend të largët. Tempo është i domosdoshëm për ata persona që e kanë axhendën e tyre plot me takime.

The Weather Channel(iOS, Android/pa pagesë)

Ky aplikacion ka përditësuar versionin për Android, i cili vjen për përdoruesit me një ndërfaqe të përmirësuar.

Përveç temperaturës aktuale ofrohen edhe përshkrime të shkurtra në lidhje me kushtet e motit. Në rast se klikoni butonin + do të shfaqen informacione shtesë në lidhje me lindjen e diellit, perëndimin, lagështinë dhe shpejtësinë e erës. (PCWorld Albanian)

ios android

Lajmet e fundit>