Lajmet

Disa shërbime të Google shfaqën probleme gjatë të hënës

Mar 18 2014
0 Shpërndarje
Disa shërbime të Google shfaqën probleme gjatë të hënës

screen-shot-2014-03-17-at-12-13-55-pmNjë numër i shërbimeve të kompanisë Google, përfshirë edhe ato të çatit direkt online si Gmail dhe Hangouts në Google+ patën ndërprerje ditën e djeshme. Mesazhet në çatin e Gmail-it nuk dërgoheshin dhe përdoruesit merrnin mesazhin që përdoruesi tjetër me të cilin po bisedonin nuk e kishte marrë mesazhin, ose thjesht nuk shfaqeshin fare. Në Google+ shfaqej thjesht ikona që faqja po ngarkohet dhe jepej mesazhi “Ngarkimi po merr më shumë kohë nga sa duhet” në opsionin e Hangouts. Ndërsa në telefonë jepeshin gabime autentifikimi kur përdoruesit mundoheshin të logoheshin në shërbime.

Edhe gjatë kohës kur problemet ishin vënë re nga shumica e përdoruesve (e që sigurisht që Google e kishte marrë lajmin), në faqen e shërbimeve nuk kishte asnjë lajmërim që shërbimet nuk janë të disponueshme.  Nëse do të shkonit tani në faqen e statusit të shërbimeve të Google http://www.google.com/appsstatus#hl=en&v=status, do të shihni që është ndryshuar ikona që tregon që shërbimi ka qenë i padisponueshëm ditën e djeshme. Me një klikim në atë ikonë mund të shihni edhe detaje përsa i përket ndërprerjes.

Ndërprerja nuk ndikoi në të gjithë përdoruesit pasi kishte një sërë agjencish lajmesh që nuk e pranonin për të vërtetë lajmin sepse nuk kishin probleme me llogaritë e tyre. Por duke parë postimet në Twitter, duket se ka qenë një grup i konsiderueshëm përdoruesish që kanë pasur probleme me shërbimet e Google dje. TechCrunch kontaktoi Google dhe për çështjen si përgjigje mori: “Po hetojmë raportet për çështjet me Google+ Hangouts. Do t’ju informojmë shpejt.” Raportohet nga TechCrunch që shpejt pas këtij e-maili edhe Google Spreadsheets ishte i padisponueshëm. Rreth 2-3 orë pasi shërbimet filluan të kenë probleme, ato u rikthyen në normalitet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>