Harduer

Disa video të reja të publikuara nga Apple tregojnë se si mund të përdorni Apple Watch

Apr 6 2015
0 Shpërndarje
Disa video të reja të publikuara nga Apple tregojnë se si mund të përdorni Apple Watch

Apple-Watch-logo-main1

Është e vështirë të thuhet tani por iPhoni për përdoruesit fillestarë nuk është cilësuar si një pajisje e thjeshtë për tu përdorur. Në vitin 2007 përdoruesit cilësonin si më praktike një telefon të një lloji tjetër se sa një iPhone. Madje kompanisë Apple iu desh të krijonte disa guida përdorimi në formën e videove për ti ardhur në ndihmë përdoruesve. Por sigurisht që tani kur iPhoni zë një pjesë goxha të rëndësishme në tregun e smartfonëve, përdorimi i tij cilësohet si më i thjeshtë.

Duket se Apple ka vendosur të përdore të njëjtën strategji me produktin e saj të ri Apple Watch. Kjo kompani ka publikuar 4 video që kanë në fokus përdoruesit potencial. Video e parë me titull ‘Welcome to Apple Watch’ ëstë një pasqyrim i thjeshtë i konceptit kryesor përsa i përket harduerit dhe softuerit të përdorur në këtë pajisje. Por kjo video mund të cilësohet si një version i asaj që Apple kërkon që ju të perceptoni vlerën e Apple Watch. ‘Duke qënë se ajo vendoset në kycin tuaj, është ideale për ndërveprime të shkurtra. Në të ju mund të kryeni detyra të vogla që jeni mësuar ti kryeni nga smartfoni juaj por në një mënyrë më të përshtatshme dhe praktike’, thuhet në video.

Edhe pse jo të gjitha mundësitë e përdorimit të Apple Watch nuk mund të paraqiten brenda këtyre videove, është për tu vlerësuar fakti që Apple ka zgjedhur një mënyrë interesante ‘miqësore’ për ti shpjeguar publikut se si do të funksionojë kjo orë. Video e parë bën një punë të mirë kur vjen puna tek ndërveprimi i përdoruesit me orën duke përdorur gjestet.

Ndërsa tri videot e tjera janë pak më të shkurtra dhe shpjegojnë më tepër përshtatjen e dizajnit të orës, përdorimin e aplikacionit të mesazheve dhe opsionin ‘digital touch’ i cili ju lejon të dërgoni drejt miqve tuaj që gjithashtu janë të pajisur me një orë të tillë inteligjente skica, ikona, apo rrahjet e zemrës. Në tërësi videot janë tepër të dobishme përsa i përket shpejgimit të disa nga karakteristikave kyce të Apple Watch.

Këto video ndoshta shërbejnë dhe për ata përdorues të cilët janë në mëdyshje për blerjen e kësaj ore për shkak të informacionit jo të plotë që ata kanë mbi përdorimin e saj. Por Apple e njeh më së miri nevojën për informacion të përdoruesve ndaj ka zbuluar se përvec këtyre videove është duke përgatitur dhe disa video-guida të tjera për karakteristika specifike si telefonatat, Siri, muzika, hartat, Apple Pay etj. Në këtë mënyrë përdoruesit do të dinë plotësisht cfarë të presin nga Apple Watch në 24 prill kur ajo do të lancohet. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>