Analiza

Disa zbulime të rëndësishme rreth zhvillimit të pajisjeve mobile

Jun 27 2013
0 Shpërndarje
Disa zbulime të rëndësishme rreth zhvillimit të pajisjeve mobile

IDC dhe Appcelerator kanë kryer një studim të rëndësishëm duke anketuar plot 6046 zhvillues aplikacionesh mobile.

Deri tani mendohet se ky është anketimi më masiv në botë i realizuar mes zhvilluesve të këtyre aplikacioneve. Rezultatet janë shumë interesante dhe me rëndësi përsa i përket revolucionit të pajisjeve mobile.

Është zbuluar se:

– Në gjashtë muajt në vazhdim zhvilluesit do të krijojnë numër pothuajse të njejtë aplikacionesh si për tabletet po ashtu edhe për smartfonët, përkatësisht 81.34% dhe 84%.

– Që prej vitit 2010 numri i zhvilluesve të fokusuar në aplikacionet për kompanitë është rritur nga 38% në 51% dhe deri në fund të vitit pritet që kjo shifër të shkojë në 63%.

Fakti që zhvillimi i tabletëve po ecën me të njejtin ritëm me atë të smartfonëve është shumë i rëndësishëm duke qenë se këto pajisje janë edhe në fokusin e ndërmarrjeve. Gjithashtu vihet re se interesi i zhvilluesve për të ndërtuar aplikacione për sisteme të ndryshme operative nuk ka ndryshuar.

Rezultatet kanë treguar se çdo zhvillues shkruan mesatarisht për 2.5 sisteme operative. Kjo shifer pritet të rritet akoma më tepër duke qen së se nuk mund të garantohet suksesi i aplikacionit në rast se shkruhet për një platformë të vetme.

Ende nuk është zbuluar se cili sistem operativ do të qëndrojë në vend të tretë pas Android dhe iOS. Do të jetë Blackberry, Windows Phone apo Firefox OS? (PCWorld Albanian)

mobila

Lajmet e fundit>