Vëzhgim

Disku 1TB SSD vjen së shpejti me një çmim të arsyeshëm

Apr 16 2010
0 Shpërndarje
Disku 1TB SSD vjen së shpejti me një çmim të arsyeshëm

Duke ndjekur raportimet në faqe të ndryshme rreth thashethemeve për lançimin e produktit, kompania verifikoi se disku 1TB Colosus SSD do të jetë në shitje në kohën kur ju do ta lexoni këtë shkrim – dhe çmimi që do të ketë është 2200$.

I prezantuar herët këtë verë në panairin Computex në Taipei, disku 1TB Colosus SSD drive nga OCZ kombinon kapacitetin e lartë dhe dimensionet e vogla. Peshon 400 gramë, por është mjaft kompakt për t’u përshtatur në portin standard 3.5-inç.

(Përdoruesit e laptopëve duhet të presin për version më të vogël.)
Kompania bën të ditur se disku 1TB SSD do të arrijë shpejtësinë e leximit deri në 250 megabyte për sekondë dhe shpejtësinë e shkrimit prej 220MB përmes ndërfaqes SATA 2.
Por nëse nuk dëshironi të futeni në kredi për diskun 1TB Colossus, OCZ do të prezantojë edhe disa modele me kapacitet dhe çmim më të ulët. Për 300$ do të jeni në gjendje të blini një version me 120GB; për 650$ do të merrni një version 250GB dhe për 1200$ do të merrni modelin me 500GB, bën të ditur kompania.

Në prill, OCZ ka lançuar diskun 1TB SSD me shpejtësi më të mirë shkrimi me çmim prej 3000$.
SSD mund të ofrojë akses më të lehtë dhe konsumim më të ulët të energjisë nga hard disqet tradicionale. Por si në rastin e Colossus, çmimi i SSD mund të jetë i lartë për shumicën e përdoruesve. Kështu që derisa SSD-të të mos ofrohen me ndonjë çmim shumë më të ulët, mos prisni se do të dëgjoni përfundimin e epokës së hard disqeve të zakonshme.

Lajmet e fundit>