Lajmet

Disku i ri ruan të dhënat tuaja për një mijvjeçar.

Nov 14 2009
0 Shpërndarje
Disku i ri ruan të dhënat tuaja për një mijvjeçar.

Një prej gjërave të cilat pak njerëz marrin parasysh kur hedhin të dhënat e tyre si foto apo video digitale për arkivim më një CD apo DVD për ti ruajtur, është se disqet optike kanë një jetëgjatësi të kufizuar. Në një kohë fare të shkurtër, brenda tri apo pesë vitesh, ato të dhëna të hedhura në mirëbesim në një DVD mund të jenë bërë të palexueshme.

Për ata që duan një disk optik që të ruajë të dhënat e tyre për arsye arkivimi për shumë, shumë kohë, shumë më tepër se një disk i zakonshëm, një kompani e re e quajtur Cranberry LLC ka një DVD të ri i cili premton të jetë i përdorshëm edhe pas 1000 vitesh të quajtur DiamondDisc. Disku përdor format standart DVD-je, në mënyrë që të lexohet nga çdo DVD normale. DiamondDisc ruan 4.7 GB – standartin e një DVD-je single layer. Arsyeja pse ky disk ruan të dhënat kaq gjatë është se nuk përdor plastikë, adezivë apo materiale reflektuese të cilat degradojnë me kalimin e kohës.

Ndryshe nga DVD-të standarte të cilat kanë shtresa reflektuese prej ari apo argjendi, DiamondDisc nuk ka shtresë reflektuese dhe ndër të tjera, ka nevojë për një shkrues të posaçëm për tu shkruar. Kompania e tregton këtë për $4995 me 150 DiamondDisc të përfshitë në çmim, dhe ofron gjithashtu një shërbim të shkrimit të tyre nëse nuk keni ndërmend të blini pajisjen; $34.95 për një disk, $29.95 / copën për më shumë se dy dhe 149.75 për pesë disqe.

Lajmet e fundit>