Harduer

Disku në Surface, jo i madhësisë që është reklamuar

Nov 6 2012
0 Shpërndarje
Disku në Surface, jo i madhësisë që është reklamuar

Mos u mashtroni nga reklamimi i ngarkesës prej 32 GB që ndodhet në tabletin Surface me Windows RT.

Sasia e tanishme e ngarkesës në dispozicion në modelin prej 500 dollarë është afër 16 GB.

Nga Microsoft-i tregohet saktësisht se sa ngarkesë e përdorshme është në dispozicion në këtë version të Surface dhe ku ka shkuar ngarkesa e papërdorshme. Sistemi Windows RT, versioni i kaluar i Microsoft Office dhe aplikacionet e tjera të ndërtuara brenda marrin rreth 8 GB hapësirë.

Rreth 5 GB të tjera të rezervuara për veglat për rikthim (ang. recovery) në Windows. Po rreth 3 GB të ngarkesës që nuk është në dispozicion? Nuk ka shkuar në fakt, por File Exploreri i Windowsit e llogarit kapacitetin duke përdorur sistemin binar, në të cilin 1 GB është baraz me 1,073,741,824 bajtë. Kapaciteti i reklamuar përdor sistemin decimal në të cilin 1 GB është baraz me 1 miliardë bajtë.

Ndryshimi në formatim nënkupton një numër më të vogël të gigabajtëve siç është raportuar në File Explorer. Në Surface prej 64 GB, sasia e njëjtë e ngarkesës nuk është në dispozicion për përdorim, duke sjell kapacitetin e tanishëm në 46 GB.

Si e bëjnë matjen tabletët e tjerë?

Në fakt, çdo pajisje kompjuterike në treg reklamon më tepër ngarkesë se sa ka në fakt, për shkak të kombinacionit të njëjtë të kërkesave të sistemit operativ, softuerëve që vijnë bashkë me tabletin dhe ndryshimeve në llogaritje.

Edhe pse kështu, ndryshimi në ngarkesën e reklamuar në krahasim me atë që vjen në Surface me Windows RT është më e madhe se sa është në fakt për një tablet tipik. Modeli 32 GB i iPad i Apple, për shembull, vjen me pothuajse 28 GB ngarkesë në dispozicion dhe Nexus 7 prej 16 GB vjen me pak më tepër se 13 GB hapësirë për përdoruesit.

Përdoruesit e Surface gjithashtu kanë më tepër hapësirë duke fshirë disa nga aplikacionet e stilit modern që vijnë me tablet. Surface gjithashtu përfshin një vend për kartën MicroSD për deri 64 GB hapësirë më tepër, dhe portat për USB që mbështesin hard disqet dhe flash disqet.

Shërbimi SkyDrive i Microsoft po ashtu është i integruar me sistemin operativ dhe ofron 7 GB të ngarkesës online pa pagesë. Por asnjë nga këto opsione nuk mund të përdoret për të instaluar më tepër aplikacione.

Për atë, ju duhet të keni një Surface me më tepër disk. Zemërohuni po deshët me ndërmarrjen Microsoft, por realiteti është që çdo ndërmarrje merr një pjesë të ngarkesës së reklamuar.

Microsoft meriton lëvdatë për shpjegimin e kapacitetit të tanishëm në një rrugë të qartë, por do të ishte më e lehtë për konsumatorët nëse ndërmarrjet do t’i bënin numrat e qartë për të gjithë blerësit, në vend se të fshehin faktet në kontrata të printuara ose në faqe të ndara FAQ. (PC World Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>