Blog

Disney braktis yllin e Youtube PewDiePie pas akuzave për anti-semitizëm

Feb 14 2017
0 Shpërndarje
Disney ka shkëputur lidhjet me Youtuber-in më të paguar, PewDiePie, pas akuzave për anti-semitizëm ndaj tij. Disney braktis yllin e Youtube PewDiePie pas akuzave për anti-semitizëm Photo Source: Getty Images

Vendimi erdhi pas disa videove të publikuara nga Felix Kjellberg ku gjendeshin referenca naziste anti-semitike. Raportohet se suedezi ka bërë 15 milion dollar përmes Youtube në 2016.

Kohët e fundit ai kishte bashkëpunuar me Disney përmes Maker Studios, një rrjet i gjërë yjesh nga Youtube.

Edhe pse Felix ka krijuar imazhin e tij përmes provokimeve ai ka shkuar shumë larg këtë herë tha një zëdhënës i Maker Studio.

“Po përpiqesha të tregoja sesa e çmendur është bota e sotme, sidomos disa shërbime të cilat janë të disponueshme online,” tha Felix si përgjigje ndaj kritikave.

Vitin e kaluar PewDiePie u bllokua nga Twitter-i pas disa shakave të bëra rreth shtetit Islmik. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>