Harduer

DisplayMate: Ekrani i Galaxy Note 8-ës 22% më shumë shkëlqim sesa S8

Aug 28 2017
0 Shpërndarje
Por shkëlqimi nuk është i vetmi sektor ku Note 8 shkëlqen. Paneli OLED i Samsung është rindërtuar dhe përmban disa përmirësime madhore në harduer. DisplayMate: Ekrani i Galaxy Note 8-ës 22% më shumë shkëlqim sesa S8

Një test i ri i performuar nga DisplayMate zbuloi se ekrani i Galaxy Note 8-ës mund të jetë një faktor i rëndësishëm i cili mund të ndikojë tek konsumatorët që janë në kërkim të një telefoni të ri.

Shumica e telefonëve inteligjentë të ditëve të sotme kanë një pikë të dobët, dhe ajo është shikueshmëria në dritën e drejtpëdrejtë të diellit.

Me Galaxy Note 8-ën, ekrani 6.3 inç i telefonit ka 22% më shumë shkëlqim sesa Galaxy S8-ta. E thënë ndryshe kapaciteti i ekranit është 1200 nit. Krahasuar me Galaxy S8-ën, Note 8-ta ka ekran me kapacitet 1,000 nit dhe Apple iPhone 7 625 nit.

Por shkëlqimi nuk është i vetmi sektor ku Note 8 shkëlqen. Paneli OLED i Samsung është rindërtuar dhe përmban disa përmirësime madhore në harduer.

Ekrani ka rang më të lartë ngjyrash të cilat janë edhe më të sakta. Jo vetëm që është certifikuar për HDR-në por posedon një Gamë Ngjyrash të plotë DCI-P3. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>