Harduer

DisplayMate: Galaxy Note 4 i Samsung është smartfoni me ekranin më të mirë në treg

Sep 17 2014
0 Shpërndarje
DisplayMate: Galaxy Note 4 i Samsung është smartfoni me ekranin më të mirë në treg

galaxynote4_2-100411810-largeDr. Raymond Soneira, president i DisplayMate Technology, u shpreh se ekrani i Galaxy Note 4 është një ndër ekranet më të mirë të parë ndonjëherë në historinë e smartfonëve.

Ai arrin në përfundimin se ekrani i mrekullueshëm i Note 4 ka bërë shumë përmirësime në krahasim me paraardhësit e tij.

Galaxy Note 4 ka marrë pikë të larta për saktësinë e ngjyrave, shkëlqimin, shikimin e ekranit në kushte të larta ndriçimi dhe për efikasitetin e energjisë së ekranit.

Tableti me përmasat e telefonit njihet gjithashtu si pajisja me rezolucionin më të lartë në treg, i cili është pothuajse sa dyfishi i një HDTV modern, gjithashtu më i mprehti i smartfonëve aktualisht në shitje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>