Lajmet

DisplayMate: Galaxy Tab S, tableti me ekranin që ka paraqitjen më cilësore në treg

Jun 25 2014
0 Shpërndarje
DisplayMate: Galaxy Tab S, tableti me ekranin që ka paraqitjen më cilësore në treg

gsmarena_001 (6)Linja e re e tabletëve e prezantuar nga Samsung, Galaxy Tab S zotëron ekranin me paraqitjen më të mirë në treg. Nga një kontroll i hollësishëm i bërë nga kompania DisplayMate mbi tabletë të ndryshëm ka rezultuar se teknologjia AMOLED, që Samsung ka përdorur në Tab S ka funksionuar më së miri. Në testet që u bënë, tabletët Galaxy Tab S vendosën rekorde të reja mbi performancën e ekranit të tyre AMOLED.

Ekrani i Galaxy Tab S pasqyron dhe ndërvepron me përpikmëri në raport me ngjyrat, reflektimi i dritës së ambientit rezultoi shumë i vogël si dhe ka variacion më të vogël të ngjyrës së ekranit kur shikohet nga kënde të ndryshme. Kështu Samsung shënon një tjetër rekord në fushën e pajisjeve inteligjente. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>