Harduer

DisplayMate konfirmon atë që dinim: Galaxy S8-ta është telefoni me ekranin më të mirë

Apr 5 2017
0 Shpërndarje
DisplayMate thekson saktësinë e ngjyrave DCI-P3, një tipar që e gjeni vetëm në televizorët 4K, si dhe aftësitë e jashzakonshme HDR. DisplayMate konfirmon atë që dinim: Galaxy S8-ta është telefoni me ekranin më të mirë Photo Source: IDG

Samsung Galaxy S8 dhe S8+ mund të kenë ekranet më të bukura të një telefoni inteligjent, por kjo nuk do të thotë se ata performojnë po aq mirë sa duken.

Për fat të mirë kemi DisplayMate, një firmë e cila kryen testime të cilësisë dhe performancës së ekraneve dhe ka arritur në një konkluzion: Samsung gjithnjë ka prodhuar ekranet më të mira me S8-ën i cili ka ekranin më të mirë në botë.

DisplayMate thekson saktësinë e ngjyrave DCI-P3, një tipar që e gjeni vetëm në televizorët 4K, si dhe aftësitë e jashzakonshme HDR. Firma tha se saktësia e ngjyrave të S8-ës është edhe më e lartë sesa e S7-ës.

Në terësi Galaxy S8-ta është 10% më i ndriçueshëm sesa S7-ta. Raporti citon përmirësime të ndjeshme në këto aspekt:

  • Gamën e ngjyrave
  • Ndriçueshmërinë
  • Kontrastin në ambjente me dritë
  • Rezolucionin e ekranit
  • Raportin e kontrastit
  • Reflektimin e ekranit
  • Dhe shikueshmërinë nga këndet

DisplayMate gjithashtu thotë se ekrani 4K i Samsung Galaxy S8-ës nuk përbën diferencë të madhe nga ekranet 2K të gjeneratës së kaluar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>