Lajmet

Distimo: Videolojërat, aplikacionet më të shkarkuara për shtatorin në iPad dhe Android

Nov 2 2013
0 Shpërndarje
Distimo: Videolojërat, aplikacionet më të shkarkuara për shtatorin në iPad dhe Android

videolojratPërdoruesit e iPad dhe Android kanë shkarkuar më tepër viodelojëra sesa çdo lloj aplikacioni tjetër gjatë muajit shtator. Të dhënat vijnë nga kompania që realizon analiza të tregut, Distimo.

Gjate muajit shtator, 48% e aplikacioneve të shkarkuara në iPad u identifikuan si lojëra, duke tejkaluar aplikacionet zbavitëse (8.9%), ato për jetesën (4.1%), arsimin (6.1%) dhe dobishmërinë (4.4%). Edhe jashtë këtyre kategorive, Distimo llogarit se gjithë kategoritë e tjera përbëjnë vetëm 29% në aplikacionet e shkarkuara në App Store.

Majority-of-downloads-through-games-on-iOS

Popullariteti dhe kërkesa për videolojëra vihet re pak më shumë në iPhone. Këto aplikacione përbënë 33% të gjithë shkarkimeve në App Store, ndërsa aplikacionet për fotografi, zbavitje, jetesën dhe rrjetet sociale ishin të gjitha nën 10%. Aplikacionet e pakategorizuara përbënin 38%.

Në Android, 37% e aplikacioneve të shkarkuara ishin videolojëra. Në këtë rast bëhet fjalë si për smartfonë ashtu edhe për tabletë me sistemin operativ.

Çuditërisht, në vend të dytë renditen widgets (16%) me komunikimin, mjetet dhe aplikacionet zbavitëse që plotësojnë Top 5. Gjithë tipet e tjera të aplikacioneve përbënin 26% të shkarkimeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>