Blog

Dita botërore e selfieve, ja sesi të realizoni foton e përkryer

Jun 22 2018
0 Shpërndarje
Dita botërore e selfieve, ja sesi të realizoni foton e përkryer

Sot, më 21 Qershor, është Dita Botërore e Selfie. Një festë e veçantë – dhe sigurisht moderne, që e ka origjinën nga një ide e televizionit prestigjioz britanik, BBC. Sapo arti i selfie u bë “zyrtar” – nga BBC por edhe nga Oxford English Dictionary, që e përfshiu termin e ri në fjalorin e tij – befas trendi u përkeqësua, duke shënuar një rënie të ngadaltë. Sigurisht, ende sot, të gjithë bëjmë foto, vetëm ose nën shoqërinë e miqve.

Por duhet thënë se tendenca e “duck face” apo gjëra të ngjashme, ka dalë disi nga moda. Sot një selfie është një foto si gjithë të tjerat, për ta bërë të pavdekshëm një kujtim, një udhëtim apo një moment. Selfie është një instrument komod për të qenë pjesë – të gjithë – edhe për atë që mban smartphone në dorë, e fotos.

Edhe pse të bësh një selfie të bukur nuk është edhe aq e thjeshtë. Lexoni më poshtë disa rregulla të thjeshta për të bërë një selfie të bukur…

Drita

Së pari, burimi i dritës. Rregulli kryesor i fotografisë kërkon që ajo të jetë pas lentes, por në rastin e selfie, – për të mos u verbuar nga drita – këshillohet që drita të vijë anash. e rëndësishme është që drita – akoma më mirë nëse është natyrale – të bjerë në fytyrën tonë dhe të ndriçojë mbi të gjitha sytë. Në të kundërt, nëse doni një selfie “magjik”, sigurohuni që drita të kontrollohet nga ju, për shembull me një qiri apo me një llambë të vogël. Më pas, jeni ju ai që e vendosni fokusin tek ekrani. Këshillohet tek fytyra juaj, pasi ju jeni subjekti i fotos. Shmangni flash-in, krijon një dritë jonatyrale.

Sytë

Siç e thamë, sytë janë qendra e selfie, pra janë pjesa që duhet të kontrollojmë më shumë në fytyrën tonë. Është e rëndësishme ta përqendrojmë shikimin tek sensori i fotokamerës. Sa foto keni parë ku protagonistët duket se shkojnë diçka interesante pas objektivit? Gjithnjë përpiquni të “qeshni me sytë” siç thoshte modelja Tyra Banks në programin e saj “American Next Top Model”.

Goja dhe qafa

Për të arritur një efekt sa më të natyrshëm, por pa u dukur si një model në kopertinë, ju duhet të përpiqeni të rregulloni gojën. Hiqni dorë nga “Duck Face” – tashmë kanë dalë nga moda dhe do t’ju bëjë të dukeni jo bukur në sytë e të tjerëve – mendoni përkundrazi të buzëqeshni. Ndërkohë përpiquni të drejtoni qafën dhe shpatullat. Fotoja do të duket më e bukur dhe ju më të relaksuar.

Ku ta poziciononi smartphone

Së pari duhet t’ju kujtojmë se lentet janë me kënd të gjerë, pra së më pranë ta mbajmë smartphone, aq më shumë do të shtrembërohet imazhi. Këshillohet që telefonin ta mbani në distancën e “një krahu”. Pastaj është e këshillueshme që ta mbani objektivin më lart se perspektiva e syve. Ndër të tjera është e këshillueshme të mos e mbani smartphone fiks përpara jush, por ta bëni selfie nga një kënd pak i zhdrejtë.

Ku të qëndroni brenda fotos

Sa i përket inkuadrimit, edhe këtu është në fuqi rregulli i një së tretës. Si në të gjithë fotografinë, subjekti nuk duhet të jetë i pozicionuar fiks në qendër të fotos. Në rastin e selfie, fytyra jonë natyrisht duhet të zërë një pjesë të mirë të shkrepjes, por të jetë ose në të majtë, ose në të djathtë të fotos. Vetëm në rastin se nuk jeni duke bërë një foto dokument. Kushtoji rëndësi edhe sfondit.

Rregulli “sekret”

Selfie-t më të bukura janë ato në grup. Gjatë pushimeve, në një ditë me miq apo në një mbrëmje festive – vjen gjithnjë momenti për të bërë një selfie ku të gjithë duhet të jenë të pranishëm. Pra edhe ai që e shkrep foton duhet të jetë në fokus.

Kini parasysh, ai që mban smartphone në dorë, do të jetë edhe personi më pranë objektivit dhe rrjedhimisht do të vuajë shtrembërimet e këndit të gjerë. Pikërisht aty ku zakonisht pozicionohet fytyra e tij, për t’i lënë vend gjithë të tjerëve.

Ndaj, rregulli “sekret” është t’ia lini dikujt tjetër në dorë telefonin për ta bërë foton. Sepse, nëse jeni ju i përzgjedhuri për të selfie-n, ju do të jeni pothuajse me siguri ai që do të dalë më keq në foto. /Monitor

Tags >

selfie
Lajmet e fundit>