Biznes

Dita e parë e Spotify në bursë vlerëson aksionet me 165.90 dollarë

Apr 3 2018
0 Shpërndarje
Nëse shitjet e aksioneve vijojnë të jenë të qëndrueshme, me shumë gjasa vlera e tyre do të rritet nisur nga sasia e limituar e tyre në shitje. Dita e parë e Spotify në bursë vlerëson aksionet me 165.90 dollarë

Spotify nisi ditën e parë në bursën e Nju Jorkut me 165,90 dollar aksionin e cila e vlerëson kompaninë me 29.5 miliardë dollarë.

Tregtimi i parë i aksioneve nuk nisi deri në orën 12:45. Nuk vonoi dhe vlera e aksioneve filloi të binte gradualisht në 160 dollarë.

Kompania e muzikës dixhitale nuk do të shesë aksione në treg, që do të thotë se Spotify nuk do të gjenerojë të ardhura.

I quajtur “listim direkt” kjo dalje në bursë është një koleksion transaksionesh nga aksionerët e kompanisë të cilët u shesin stokun investitorëve.

Gjithashtu ndryshe nga IPO-të tradicionale ku punonjësit nuk mund të shesin aksionet për një periudhë të caktuar disa mujore, në rastin e Spotify ata mund ta bëjnë që nga ky moment.

Nëse shitjet e aksioneve vijojnë të jenë të qëndrueshme, me shumë gjasa vlera e tyre do të rritet nisur nga sasia e limituar e tyre në shitje.

Spotify është prezent në 61 vende të botës me 159 milion përdorues aktivë dhe 71 milion abonentë me pagesë.

Vitin e kaluar kompania kishte 4.09 miliardë euro të ardhura, krahasuar me 2.95 miliardë një vit më parë.

Disa prej aksionerëve kryesorë të kompanisë janë Tencent, Tiger Global, Sony Music dhe Technology Crossover Ventures. /PCWorld Albanian

Tags >

spotify
Lajmet e fundit>