Lajmet

Dita kur monedhat dixhitale të zëvendësojnë paranë prej letre ende larg, thotë Banka e Japonisë

Nov 22 2017
0 Shpërndarje
Blockchain është një regjistër publik transaksionesh i cili mirëmbahet nga një rrjet kompjuterësh në internet. Dita kur monedhat dixhitale të zëvendësojnë paranë prej letre ende larg, thotë Banka e Japonisë

Teknologjia financiare po revolucionarizon me shpejtësi industrinë bankare por monedha dixhitale nuk do të zëvendësojnë po aq shpejtë paranë prej letre tha një zyrtar i lartë i Bankës së Japonisë ditën e sotme.

“Ajo ditë është ende larg,” tha Hiromi Yamaoka i cili shërben si drejtues i departamentit për sistemin e pagesave pranë Bankës së Japonisë.

“Sistemi bankar do të ndryshohej në mënyrë drastike,” vijoi Ai.

Japonia është një prej vendeve lider në teknologjinë financiare ku gjatë këtij viti qeveria njohi bitcoin si një monedhë zyrtare duke aprovuar njëherazi aktivitetin e shumë kompanive dhe operatorëve të bursave kriptografike.

Vitin e kaluar Banka e Japonisë themeloi një divizion i cili do të ofronte udhëzime për bankat të cilat kërkojnë mundësi të reja biznesi si dhe nisi një bashkëpunim me Bankën Qendrore Evropiane për të studiuar teknologjinë e regjistrave të shpërndarë (DLT) si blockchain.

Por në Shtator Banka e Japonisë dhe homologu Evropian arritën në përfundimin se blockchain nuk është maturuar ende për tu përdorur nga sistemet më të mëdha në botë të pagesave.

Blockchain është një regjistër publik transaksionesh i cili mirëmbahet nga një rrjet kompjuterësh në internet.

Firmat në sektorin financiar shpresojnë se kjo teknologji e re do të reduktojë kostot dhe kompleksitetin e pagesave ndërkombëtare.

Bankat kanë filluar përdorimin e fintech për të rritur efikasitetin e shërbimeve që ofrojnë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>