Ditën e shtatë të çdo jave, OnePlus One i disponueshëm për tu blerë nga të gjithë

Feb 11 2015
0 Shpërndarje
Ditën e shtatë të çdo jave, OnePlus One i disponueshëm për tu blerë nga të gjithë

cm-cameraPër një kohë të gjatë prodhuesi OnePlus kishte shitur smartfonin One përmes një sistemi ftesash. Duke filluar që nga dita e sotme, OnePlus do të pranojë porosi nga të gjithë për 24 orët e ardhshme dhe ky proçes do të përsëritet çdo javë. Që do të thotë se gjashtë ditët e mbetur akoma do të ndjekin metodën e blerjes përmes ftesave. Vetëm një dit në javë mund ta blini smartfonin pa qenë nevoja e një ftese.

Kjo shitje e hapur do të ofrojë dy zgjedhje: modelin 16 GB ngjyrë të bardhë dhe modelin 64 GB ngjyrë të zezë. Kompania tha se kishte vëzhguar statistikat e shitjeve duke rritur prodhimin. Pikërisht për këtë arsye OnePlus do të jetë duke bërë ndryshimet. Çmimet variojnë nga 299 dollar për modelin 16 GB në 349 dollar për modelin 64 GB.

Siç mund ta dini telefoni ka këto specifika: 3GB RAM, ekran 5.5 inç me rezolucion 1920 x 1080, processor Qualcomm Snapdragon 801 katër bërthamësh 2.5 GHZ dhe një kamër 13 Megapixel prodhuar nga Sony. I gjithi ky hardur vihet në funksion nga një ndërtim Android i Cyanogen bazuar në versionin 4.4 KitKat. Aktualisht po punohet edhe në përditësimin Android 5.0. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>