Lajmet

Ditët e Office 2003 janë të numëruara

Apr 9 2009
0 Shpërndarje
Ditët e Office 2003 janë të numëruara

Zakonisht Microsoft e hedh në treg një produkt për pesë vite, ndërsa pastaj e mbështet atë edhe për pesë vite të tjera.

Microsoft e pati lançuar Office 2003 në nëntorin e po atij viti, derisa e ka ndërprerë përkrahjen për zhvilluesit qysh dy vite më parë.

Pas kësaj do të hyjë në përkrahjen shtesë (extended support), e cila përkrhaje mbaron më 8 Prill 2014.

Sipas Microsoft mbështetja kryesore vlen për rregullime pa pagesë, arnime sigurie dhe rregullime të lëshimeve të tjera të sigurisë.

Ndërkohë gjatë periudhës për mbështetjen shtesë të produktit, rregullimet mundësohen vetëm për kompanitë që kanë nënshkruar kontratë mbështetjeje me Microsoft. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>