Lajmet

“Divorci” mes Cyanogen dhe OnePlus tashmë zyrtar

Apr 30 2015
0 Shpërndarje
“Divorci” mes Cyanogen dhe OnePlus tashmë zyrtar

oneplusoneBashkëpunimi mes OnePlus dhe Cyanogen ka përfunduar. Ishte OnePlus partneri i parë madhor i harduerit të cilit Cyanogen ofroi versionin e tij të Android. Gjithësesi, Cyanogen tashmë po kërkon një tjetër prodhues për të punuar me të.

Që të dyja kompanitë, OnePlus dhe Cyanogen, ishin dy kompani të reja kur filluar të punonin së bashku. Por nuk kaloi shumë kohë dhe rrugëtimet e dy kompanive u ndanë. Ishte një partneritet prej të cilit përfituan që të dy kompanitë. Kjo ndarje u parashikua muaj më parë që në momentin kur Cyanogen nënshkroi një marrëveshje me prodhuesin indian të harduerit, Micromax. Kjo marrëveshje pengonte shitjen e smartfonëve OnePlus me sistemin operativ të Cyanogen në Indi.

Ambicjet për të larguar Android-in nga Google, Cyanogen po i shfaqte tani më shumë së kurrë. Ndërsa Google gjendet nën presion nga Bashkimi Europian, Cyanogen vijoi duke nënshkruar një marrëveshje të fuqishme me rivalin e motorit të kërkimit, Microsoft. Ky bashkëpunim me Microsoft do të sillte aplikacionet Office, Skype, OneDrive, OneNote, Outlook dhe Bing të instaluara në sistemin operativ Android të Cyanogen.

Dhe ndarja ishte më pranë se asnjëherë më parë, kur OnePlus ndërtoi sistemin e vet operativ Android publikuar zyrtarisht vetëm pak javë më parë quajtur, Oxygen OS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>