Lajmet

Dizajnerët e Kosovës gati për ta ndezur vikendin

Sep 16 2011
0 Shpërndarje
Dizajnerët e Kosovës gati për ta ndezur vikendin

Siç ju kemi njoftuar edhe më parë në lidhje me agjendën dhe folësit, ju mund të kuptoni më shumë në kuadër të ueb faqes së konferencës www.redoconf.org, ndërsa nëse veçse keni arritur të siguroni një biletë atëherë e tëra që ju mbetet është të bëheni gati për një vikend të nxehtë. Me emra si Valon Sopi, Vasjen Katro, Fisnik Ismaili e Bes Bujupi që prekin tema prej biznesit në dizajn e deri tek kreativiteti në internet, e nesërmja pritet të jetë një ditë e ngjeshur për dizajnerët kosovar të cilët në mes tjerash do të kenë rastin që për herë të parë të përfaqësohen në një formë më profesionale dhe të takohen mes vete e të shohin edhe pjesëmarrësit e tjerë të industrisë së dizajnit në Kosovë, që kap një numër të madh të kompanive.

Organizatorët e konferencës janë shprehur se interesimi i audiencës ka qenë i jashtëzakonshëm dhe brenda ditëve të para, biletat që janë ofruar pa pagesë përmes Eventbrite veçse janë rezervuar. Duke pasur këtë parasysh organizatorët kanë arritur që të krijojnë një hapësirë paksa më të madhe sesa që normalisht akomodon një sallë në AUK, dhe duket se nesër pritet të jenë të pranishëm mbi 100 mysafir. PCWorld Albanian do të jetë atje për të përcjellë ngjarjen dhe do t’ju njoftoj për rrjedhjen e saj. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>