Lajmet

Dizajnerja e Macintosh-it shet për 1900 $ flamurin legjendar të piratëve të përdorur nga Apple

Nov 24 2014
0 Shpërndarje
Dizajnerja e Macintosh-it shet për 1900 $ flamurin legjendar të piratëve të përdorur nga Apple

apple-logo2Dizajnerja prapa flamurit legjendar të piratëve Apple është duke shitur versione të kopjuara me dorë të versionit origjinal. Ish-punonjësja në kompaninë Apple, Susan Kare, është duke e ofruar edicionin e limituar të flamurit në dy madhësi, që kushtojnë 1,900 dollarë dhe 2,500 dollarë.

Kare e piktori këtë flamur Jolly Roger për ta rikujtuar deklaratën e themeluesit të kompanisë Apple, Steve Jobs: “Është më mirë të jesh një pirat se si t’i bashkohesh marinës”.

Ajo e ka pikturuar kafkën që është pjesë e flamurit të piratëve ku në njërin sy është vendosur logoja shumëngjyrëshe e kompanisë Apple. Flamuri mund të shihesh sipër zyrave të Jobs-it në godinën e kompanisë Apple pasi skuadra e Mac-ut u vendos në këtë ndërtesë në vitin 1983. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>