Lajmet

Dizajni i ri i Play Store përqëndrohet në ekspozimin e aplikacioneve për tabletët

May 16 2013
0 Shpërndarje
Dizajni i ri i Play Store përqëndrohet në ekspozimin e aplikacioneve për tabletët

play storePër një kohë të gjatë Google është kritikuar për faktin se nuk i ka kushtuar shumë rëndësi ekspozimit ashtu si duhet të aplikacioneve për tabletët Android.

Kompania reagoi ndaj kritikave duke lançuar ditën e mërkurë, duke aktivizuar versionin e ridizajnuar të Google Play Store, i cili ka vendosur në qendër të vëmendjes aplikacionet e tabletëve.

Në krye të klasifikimit të aplikacioneve kryesore të rekomanduara nga Google Play do të shfaqet një seksion i dedikuar me aplikacionet më të mira për tabletët . Ridazajnimi lehtëson për përdoruesit gjetjen e aplikacioneve më të mira.

Google njoftoi për këtë gjë në Konferencën që po zhvillon aktualisht për Zhvilluesit të quajtur Google I/O.

Kompania gjithashtu ka mundësuar aktivizimin e dizajnit të ri të Play Store edhe në ueb. Ndërfaqja është e njëjtë vetëm se ky version duke përfituar nga sipërfaqja më e madhe e ekranit shfaq një fushë të caktuar në pjesën anësore që lejon blerësit të kalojnë lehtësisht në tipet e ndryshme të medias. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>