Harduer

Dizajni i iPhone zbulohet nga vetë Apple

Jul 31 2017
0 Shpërndarje
Pajisja e re e cila do të prezantohet në Shtator do të ketë teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe ekran “edge-to-edge.” Dizajni i iPhone zbulohet nga vetë Apple

Apple në mënyrë të pandërgjegjshme duket se ka zbuluar dizajnin e iPhone 8-ës përmes kodit të HomePod.

Pajisja e re e cila do të prezantohet në Shtator do të ketë teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe ekran “edge-to-edge.”

Gjigandi i teknologjisë zbuloi këto detaje në firmware-n e altoparlantit inteligjent HomePod sipas zhvilluesve të cilët kishin akses në publikimet e para të kodit.

Zhvilluesit zbuluan informacion i cili thoshte se Apple do të zëvendësojë Touch ID dhe butonin fizik me një ekran pa skaje dhe skaner infra të kuqe “Face ID” i cili zhbllokon telefonin njësoj si Touch ID.

Një tjetër detaj me rëndësi i zbuluar ishte se iPhone 8 vjen me ekran pa skaje cili mbulon pjesën më të madhe të panelit ballor.

Të gjitha informacionet e zbuluara nga zhvilluesit konfirmojnë spekulimet e muajve me radhës. Debutimi i iPhone 8-ës përkon me 10 vjetorin e lançimit të telefonit të parë.

Ky model pritet të sjellë një ndryshim drastik të dizajnit dhe do të kushtojë më shumë sesa dy modelet e tjera të reja, iPhone 7S dhe 7S Plus. Mund të emërtohet iPhone Pro dhe jo 8.

Gjithashtu iPhone 8 mund të jetë telefoni i parë me ngarkim wireless dhe do të jetë rezistent ndaj ujit. Produktet e reja pritet të prezantohet më 5 ose 6 Shtator. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>