Harduer

Dizenjatori i famshëm, Alexander Amosu sjell dy versionet luksoze të iPhone 6

Sep 12 2014
0 Shpërndarje
Dizenjatori i famshëm, Alexander Amosu sjell dy versionet luksoze të iPhone 6

alexander_amuso_iphone_6_diamond_studded_gsm_arena3Alexander Amosu, një dizenjator tepër luksoz, ka prezantuar dy versionet premium të të sapolançuarit iPhone 6. Versioni i parë vjen me një kasë prej floriri të verdhë dhe të kuqe, ndërsa versioni i dytë është i mbuluar nga diamantë.

iPhoni i florinjtë 24 karat quhet “Amosu 24ct Gold iPhone 6” dhe është i disponushëm për porositje paraprake me një çmim prej 2.399 GDP në faqen zyrtare të Amosu. Blerësit e interesuar mund të zgjedhin gjithashtu të gdhendin emrin e tyre në anën e pasme të kapakut.

Gjithashtu Amosu ka përgatitur dhe një kasë lëkure, të cilën e shet për 150 GBP. Kjo kasë ofrohet falas për ata që porosisin një iPhone para 12 shtatorit.

Versioni tjetër i quajtur “Amosu Call of Diamond iPhone 6” është i ndërtuar nga një skelet floriri si në versionin e parë, por 18 karat. Ky version vjen i mbuluar nga 6.127 diamante VVS1 dhe nga një diamant i madh mbi logon e Apple 51.29 karat.

Atij ju deshën më shumë se dy muaj për ta ndërtuar këtë. Ky version ka një çmim marramendës, shitet për 1.7 milion GBP. Akoma nuk është ndërtuar një version i tillë për iPhone 6 Plus. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>