Harduer

Djaloshi që i ndërton kompjuterët vet

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Djaloshi që i ndërton kompjuterët vet

Të krijosh kompjuter vet nga fillimi, kohëve të fundit është bërë si një lloj trendi. I tillë është edhe desktopi i Bradit, L3P, që pas disa modifikimesh shtesë nga Shazim Mohammed, është rikthyer në një kompjuter shumë të fuqishëm me 3 monitorë. Kjo mund të mos jetë shpikje e re, por gjithsesi është për t’u admiruar.

Mohammed tregon se sfida e tij më e madhe ishte të gjej një metodë se si të kaloj ajri në gjithë tavolinën MDF. Ai renditi një mori pajisjesh që mund të përdoreshin dhe planifikoi të vendoste tre ventilatorë me tuba shkarkimi, dy ventilatorë të thjeshtë brenda si dhe një ftohëse me ujë për CPU. Pas gjithë këtyre ndërtimeve, tani i gjithë sistemi punon në temperaturën 31 gradë celzius.

Pjesët që Mohammed i vuri desktopit të tij janë:

* Motherboard Asus Gene IV

 * Procesor i5-2500k

* Kartë grafike Radeon HD 7950

* 3 Ekrane Dell UltraSharp (U2312HM)

* 3 ventilatorë Gelid UV Reactive Green

* XSPC Raystorm CPU waterblock

* Radiator XSPC RX360

* Tubi PrimoFlex UV Green

 Për të parë modele të reja dhe të vjetra kompjuterësh të ndërtuar vet apo edhe ato që janë në ndërtim e sipër, vizitojeni blogun e Mohammedit. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduerpc
Lajmet e fundit>