Lajmet

Do të dorëzohen Microsoft dhe Intel përpara Apple?

Dec 27 2009
0 Shpërndarje
Do të dorëzohen Microsoft dhe Intel përpara Apple?

Kur e dëgjon këtë të vjen në mendje natyrshëm pyetja “ku e kam parë?”. Skenari është pothuajse i njejtë me garimin i cili dhjetëvjeçarin që shkoi i dha jetë mitit të iPhon-it: Pak pas vitit 2000, HP u shfaq me iPAQ-ët e parë, fuqizuar nga procesorë ARM të prodhuar nga Intel dhe bazuar në atëherë-të-riun Windows Mobile.

Këto pajisje dhe sisteme kishin të gjithë potencialin për të qënë lider ashtu si sot është iPhone por në njëfarë mënyre, të gjitha dështuan. Në të njejtën mënyrë, prej vitesh kompani si Dell, Asus, HP, Intel dhe Microsoft kanë shkrirë përpjeklet e tyre në pajisje tablet por në fund të vitit 2009, Apple po i bën sërish të gjithë të dridhen me premtimin e një tableti vitin që vjen.

E kanë bërë njëherë me iPhone dhe gjasat janë që të ndodhi përsëri – në fakt, megjithë përpjekjet  e viteve të fundit, përfshirë shpikjen e një tregu si netbookët, Intel nuk është ende në gjendje të prodhojë një SOC (System On a Chip) me efiçencën energjetike dhe fleksibilitetin e Texas Instruments apo Qualcomm. Për të vazhduar përbërjen e atij që duket se nuk është ekipi i përsosur, Microsoft tashmë ka dështuar tërësisht me Windows Mobile dhe çdo version tjetër i SO-së së tyre është tepër i rëndë për çdo gjë nën potencialin e një laptopi dhe prodhuesit e PC-ve thjeshtë nuk duken të aftë të prodhojnë një dizain që të jetë elegant dhe funksional ashtu si Apple ka treguar me iPhone.

Por kjo është një tjetër përrallë nga ato që mbarojnë në vitin 2010, dhe përpara se ajo të shkruhet, ia vlen të pregatitemi për të.

Lajmet e fundit>