Lajmet

Dobësia në sistemin e Apple mundëson ndryshimin e fjalëkalimeve tuaja

Mar 23 2013
0 Shpërndarje
Dobësia në sistemin e Apple mundëson ndryshimin e fjalëkalimeve tuaja

Një shfrytëzim për llogaritë në Apple i mundëson çdokujt me email adresën tuaj dhe datën e lindjes që të ndryshojë ID-në tuaj në Apple dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj në iCloud.

Së pari i raportuar nga The Verge, shfrytëzimi përdor veglat e Apple që të futet në llogari, duke përdorur një URL të ndryshuar dhe duke shkruar datën e lindjes të dikujt të faqes iForgot të Apple. Udhëzimet se si të përdoret kjo dobësi ishin postuar në një mësim që e tregon se si mund të shfrytëzohet kjo dobësi hap-pas-hapi.

Të enjten, Apple lëshoi verifikimin prej dy hapash për fjalëkalimet e llogarive Apple ID dhe iCloud. Kur të vendoset, verifikimi prej dy hapash do të parandalonte dikë që të përdorte dobësinë për t’iu qasur llogarive.

Ngjashëm me procesin e verifikimit prej dy hapave për shërbimet e tjera, ky shërbim i Apple verifikon identitetin tuaj kur llogaria juaj qaset nga një llogari e re.

Verifikimi kryhet duke përdorur ndonjërën nga pajisjet e tjera të juaja, si iPhone-in tuaj. Për shembull, nëse e blini një kompjuter dhe qaseni në iCloud me të, Apple do të ju dërgojë një kod numerik në iPhone përgjatë një porosie tekstuale. Ju e merrni kodin numerik të dërguar në telefonin tuaj dhe e shkruani atë në kompjuterin tuaj për të verifikuar që ju jeni ai që thoni se jeni.

Sa e ekspozuar është realisht jeta juaj ndaj hakimit

Ju mundeni dhe do të ju këshillonim që ta filloni përdorimin e këtij verifikimi prej dy hapave në llogaritë tuaja Apple këtu.

Për momentin, sistemi për ndryshim të fjalëkalimeve të Apple duket të jetë jashtë dispozicionit. (PC World Albanian)

Apple security

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>