Harduer

Dock horizontal për MacBook nga Henge

Feb 8 2013
0 Shpërndarje
Dock horizontal për MacBook nga Henge

Henge HorizontalDuke parë Horizontal Dock të Henge për MacWorld/IWorld na solli kujtimet e mira të Duo PowerBook dhe më konkretisht, Dock Duo.

Dock-u horizontal, prej 249 $, nuk ka ngjashmëri vizuale me Dock Duo, por shërben për një qëllim të ngjashëm si një stacion për laptopin tuaj.

Kur ju vendosni MacBook-un tuaj ne të, rrisni numrin e portave në dispozicion: gjashtë porta USB 3 , një portë FireWire 800, dy porta të jashtme audio, një portë Ethernet, tri porta video, dhe një për kartë SD.

Dock Horizontal ka impresionuar mjaftueshëm publikuesit e Macworld sa për ti dhënë cmimin Best of Show.

Henge prezantoi dhe Gravitas 69 $, një dok metalik që është mjaft i rëndë, kështu që kur ju hiqni pajisjen tuaj iOS nga Gravitas, ajo qëndron në vënd.

Gravitas ka elemente të lëvizshëm kështu që mund ta përshtasni si të dëshironi me pajisjen tuaj, gjithashtu shoqërohet me një 30-pin ose lidhës ndriçues. (PCWorld Albanian)

Tags >

MacBook
Lajmet e fundit>