Lajmet

Doganat online, së shpejti platforma e deklarimit elektronik për bizneset

Feb 14 2018
0 Shpërndarje
Sipas Ahmetajt, platforma e deklarimin elektronik do të zgjerohet edhe për eksportuesit, sidomos për ata të produkteve bujqësore, të cilët do të ketë shërbim doganor 24 orë pa patur nevojë të paraqiten në doganë. Doganat online, së shpejti platforma e deklarimit elektronik për bizneset

Deklarimet e importit në dogana do të jenë të gjitha elektronike.

Ministri i Financave njoftoi Këshillin e Investimeve se bizneset nuk kanë nevojë të paraqiten më fizikisht para doganierëve, por do të deklarojnë online përmes njësisë qendrore të deklarimit.

Sipas Ahmetajt, platforma e deklarimin elektronik do të zgjerohet edhe për eksportuesit, sidomos për ata të produkteve bujqësore, të cilët do të ketë shërbim doganor 24 orë pa patur nevojë të paraqiten në doganë.

Kreu i financave tha se lehtësimi i procedurave në dogana, pason atë në tatime ku biznesit dhe qytetarëve ju shkurtuan me shumë se 13 lloje dokumentesh duke kursyer mbi 56 vite kohë pritje në zyrat e shtetit. /Top Channel

Tags >

Doganat
Lajmet e fundit>