Lajmet

Doktori do të ju “vizitojë” përmes Google

Oct 13 2014
0 Shpërndarje
Doktori do të ju “vizitojë” përmes Google

video-chat-envato-flickrGoogle duket që është duke sjell shërbime edhe më të mençura gjatë tërë kohës. Tashmë është një lloj enciklopedie virtuale. Tani, të paktën për disa përdorues, është duke vepruar si një prind i mençur, i kujdesshëm që nuk do të ju tregojë vetëm që duhet ta vizitoni një doktor, por do t’iu mundësojë që ta bëni këtë gjë. Zhvilluesi Jason Houle vërejti një veçori interesante kur ai kërkoi në Google “dhimbje gjuri” në një pajisje që përdor Android, së fundi: Google i ofroi atij një rezultat “bisedo me doktorin tani” përmes një video bisede. Ai e postoi një pamje në Reddit gjatë të premtes dhe Engadget konfirmoi gjatë të dielës që Google ishte në fakt duke e testuar veçorinë.

Aspekti i jashtëzakonshëm i veçorisë është që sugjeron që Google ka ambicie të mëdha për veçorinë e vet të bisedave Helpouts, në veçanti në sektorin e shëndetësisë. Natyrisht, Helpouts do të mund të ndihmonte njerëzit që të mësojnë se si të vejnë buzëkuq ose si ta përgatisin një gjellë për darkë. Por shërbimi është shumë më i aftë se kaq. Ai e ka një veçori e cila siguron që doktorët nuk do të kenë nevojë të shqetësohen rreth sigurisë së informacioneve të pacientëve. Nëse Google ka futur veçorinë në rezultatet e kërkimit për njerëz, kjo do të mund të sugjeronte që Google ka sjell më tepër doktorë për këtë nismë.

Ndërkohë, nismat e përqendruara në mjekësi nga larg si Teladoc dhe Doctoron Demand kanë qenë duke kërkuar fonde gjatë muajve të fundit. Por, Google duke qenë si shërbim uebi të cilin njerëzit tashmë e përdorin në mbarë botën, kjo kompani mund të bëhet më shpejt një praktikë e zakonshme e mjekësisë nga larg dhe me gjasë mund të fitojë para edhe nga kjo gjë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>