Lajmet

Dokumentari për Aaron Swartz “The Internet’s Own Boy” tani mund të para-porositet

Jun 22 2014
0 Shpërndarje
Dokumentari për Aaron Swartz “The Internet’s Own Boy” tani mund të para-porositet

theinternetsownboy1_1020.0_standard_640.0Pasi ndërmori aktin e vetëvrasjes në fillim të vitit 2013, për shkak se ballafaqohej me mundësinë që të dënohej me 35 vite burgim për akuza për sulme të tipit të hakerëve, ndjekja e Aaron Swartz-it ka qenë një çështje publike që ka tërhequr vëmendjen e shumë aktivistëve dixhitalë.

The Internet’s Own Boy, apo në shqip Djali i Vetë Internetit, është dokumentar i realizuar për të shfaqur jetën e Swartz-it – nga puna e tij në RSS, Reddit dhe Creative Commons, e deri tek ndjekja e tij penale për shkarkim të skedarëve akademikë – që është duke u lëshuar në një format të përshtatshëm për ueb: një shkarkim të pambrojtur nga DRM, që është në dispozicion që tani për t’u para-porositur.

I planifikuar për lëshim në kinema më 27 korrik, filmi do të jetë në dispozicion për t’u transmetuar përgjatë Vimeo-s në Demand, iTunes, Amazon Instant Video, Comcast dhe DirecTV për 6.99 dollarë. Gjatë muajit të parë të lëshimit, ai do të jetë në dispozicion për t’u blerë përgjatë Vimeo on Demand për 9.99 dollarë, përpara se të hapet për platforma të tjera. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>